6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

Rriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

Aksidentet rrugore kanë shënuar kthesë negative gjatë shkurtit 2023 duke u rritur në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin shkurt janë regjistruar 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin Shkurt 2022.

Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin Shkurt 2022.

Një tjetër element që bie në sy është rritja e pakujdesisë së shoferëve të grupmoshës 35-44 vjeç të cilët në raport me një vit më parë kanë rritje me 11.1% si shkaktarë të aksidenteve nga sjellja në timon.

Aksidentet rrugore, në 81,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në muajin Shkurt 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur në ditët e hëna dhe të enjte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të mërkurave.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00 duke përbërë 29,5% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Shkurt 2023.

INSTAT raportoi se në dymujorin e parë të vitit 2023, numërohen 172 aksidente rrugore me 242 persona të aksidentuar.

Aksidentet rrugore, në 19,2% të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXO EDHE: “Aksidente dhe Shëndet”/ Kompania e sigurimit që zotëron gjysmën e tregut dhe paguan më shumë te klientët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat