13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10-mujori 2023/ 961 aksidente rrugore dhe 1.319 persona të vdekur dhe plagosur

10-mujori 2023/ 961 aksidente rrugore dhe 1.319 persona të vdekur dhe plagosur

INSTAT publikoi ditën e sotme të dhënat mbi aksidentet rrugore në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2023.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022.

Aksidentet rrugore, në 83,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më I lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.

Sa i përket 10-mujorit, në Shqipëri janë regjistruar zyrtarisht 961 aksidente rrugore me 1.319 persona të aksidentuar.

Aksidentet rrugore, në 12% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

 

LEXO EDHETraumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante

Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore dhe fataliteteve si pasojë e tyre në rajon dhe Europë.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve?

Në një analizë të tijën, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari rendit shkaqet kryesore se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri.

Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, kafshë, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve apo përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat