Nga perspektiva e siguruesve, aksidente të tilla rikthejnë vëmendjen te rëndësia e kujdesit në drejtim dhe mbulimit të duhur me sigurime.
Përgjegjshmëria dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor janë thirrja jonë e vazhdueshme si redaksi dhe apeli i parë pas çdo rasti të ngjashëm.
Në anën tjetër, pas aksidenteve të tilla, me kosto kaq të lartë financiare për shkak të dëmeve të shumta materiale, mbulimi me sigurim duhet të jetë i kujdesshëm dhe sa më i zgjuar e i plotë.
Sigurimi TPL i mjetit shkaktar aktivizohet për dëmet materiale dhe jomateriale të të tretëve, sigurimi TPL mbulon edhe dëmet shëndetësore të pasagjerëve.
Për dëmet materiale të mjetit shkaktar do të aktivizohej sigurimi KASKO.
Duke qenë se aksidenti ndodhi mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, deri në 10 mijë euro dëme materiale mund t’i ndihmonte MINIKASKO.
Sigurimi nga aksidentet personale ose çdo sigurim shëndeti do të mbulonte dëmet shëndetësore të drejtuesit të mjetit shkaktar, i cili nuk mbulohet nga TPL-ja e tij, edhe pse ajo aktivizohet.
Sigurimi TPL Plus, nëse mjeti shkaktar ka qenë nën ndikim alkooli deri në masën 0.5mg/l dhe/ose me leje drejtimi të papërputhur me fuqinë motorike të mjetit, do të ndihmonte për të mbuluar vetëm dëmet materiale deri në 10 mijë euro.




