23.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në "Tunelin e Kalimashit", dy të vdekur dhe 3...

Aksident i rëndë në “Tunelin e Kalimashit”, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Morinë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit.

Sipas të njëjtave burime nga ngjarja dyshohet të kenë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thotë Policia në njoftimin paraprak për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE: Janar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat