Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranës.
Mësohet se përplasja fatale ka ndodhur rreth orës 12:00 në vendin e quajtur “Misto Mame”, ku kamioni me drejtues S.D., 51 vjeç ka përplasur një çiklist.
Lexo edhe: Aksidentet rrugore rriten me 20%, sigurohu para se të dalësh në rrugë
Ky i fundit ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq policia ka nisur me njëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.