8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksi Bogë-Theth përfshihet nga ortekët, ja akset ku duhet të tregoni kujdes...

Aksi Bogë-Theth përfshihet nga ortekët, ja akset ku duhet të tregoni kujdes gjatë lëvizjes

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit, pasi janë bllokuar disa rrugë nga dëbora, rënia e gurëve dhe uji.

1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma, rruga e kalueshme.

2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë, e kalueshme me zinxhirë

3-Akset rrugore në Bashkinë Pukë-Fushë Arrëz pa probleme

4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim uji në rrugë por e kalueshme

5-Aksi rrugor Shkodër-Theth i kalueshëm, ka prani dëbore, levizet vetëm me zinxhirë

Nga Autoriteti Verior informohemi se në aksin H.Hotit-Tamarë-Vermoh ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë.

Po punohet për pastrimin e tyre me puntorë e mjete.

Në aksin Bogë-Theth nga reshjet e shumta të bores ka patur orteqe bore në zonën e tuneleve panoramike të cilët kanë shkaktuar bllokim të rrugës.

Momentalisht është e rrezikshme që të ndërhyhet pasi rrëshqitjet e borës nga mali janë të vazhdueshme.

Ne aksin Tamarë -Vermosh, me rënien e tempraturave, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore.

Nga OSHE, informohemi se ka shumë probleme. Ka patur problem edhe linja e OST 110 që furnizon Bushat – Lezhë.

Probleme ka në Fushë Arrez, Vau Dejës, Rrenc, Dajç e Trush si dhe Zagora me Kelmendin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat