6.5 C
Tirana
Wednesday, November 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA e dini sa shpenzojnë shqiptarët për energjinë elektrike?

A e dini sa shpenzojnë shqiptarët për energjinë elektrike?

Pagesat për konsumin mujor të energjisë elektrike zënë një peshë të rëndësishme në buxhetet familjare të shqiptarëve.  Po të bëjmë një llogari të thjeshtë, sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit,  të ardhurat që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka arkëtuar nga pagesat e faturave elektrike rezultojnë në 55.4 miliardë lekë apo 453 milionë euro për vitin 2020.  Shpërndarja e vlerës së faturimit të energjisë elektrike në klientët e furnizuar nga Shërbimi Universal rezulton të jetë në vlerat prej 48% për klientët familiar, 38% klientët privatë, dhe pjesa tjetër prej 14% klientët buxhetorë dhe jo buxhetorë.

Kështu, sipas analizës nga totali i të ardhurave të OSHEE, rezulton që vetëm konsumatorët familjarë të paguajnë vlerën e 217 milionë euro në vit, pjesëtuar për 771.600 familje që janë në vendin tonë sipas INSTAT dhe që paguajnë fatura të përmuajshme, vetëm një familjeje i takon të paguajë 281 euro në vit, apo 23.4 euro në muaj. Dhe nëse shifrës finale i shtojmë edhe 20 për qindëshin e TVSH, rezulton që një familje shqiptare paguan mesatarisht rreth 28 euro për energjinë elektrike në muaj.

Duke marrë parasysh kushtet klimatike, shtrirjen gjeografike të familjeve, mënyrën e ngrohjes, pagesat reale variojnë sipas zonave, përbërjes familjare, hapsirave dhe pajisjeve elektroshtëpiake që disponojnë. Kryesisht në fshatra dhe zona të ftohta, gjatë dimrit përdoret më së shumti ngrohja dhe gatimi me dru. Megjithatë duke në konsideratë shpenzimet në rritje të qytetarëve shqiptarë, për produktet bazë të shportës, papunësinë, pagat dhe pensionet e ulëta, mijëra familje me ndihmë ekonomike, etj faturat e energjisë rëndojnë ndjeshëm buxhetet e tyre dhe një rritje e mundshme e çmimit do të sillte ndoshta pamundësi ekonomike për pagesën e tyre dhe përballimin  jetesës.

Të ardhurat e OSHEE nga faturimet   453 milionë euro/vit

Klientë familjar   48 %

Të ardhurat nga klientët familjarë  217 milionë/vit: 771.600 familje

=281 euro në vit:12 muaj

=23.4 euro +20 TVSH

Çmimi mesatar=28 euro/muaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat