Në ditët e sotme të kesh një makinë është një ndihmë e madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi.
Trafiku i rënduar, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe arsye të tjera kanë bërë që aksidentet rrugore të pësojnë rritje vit pas viti. Pa harruar këtu ngjarjet me sfond kriminal, siç janë edhe vjedhjet.
Ndaj, çdokush që posedon një automjet duhet të zgjedhë KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria për ti shmangur vetes dëme financiare të cilat mund të duan vite të tëra për tu rikuperuar.
Po ku ndryshon Siguracioni TPL nga ai KASKO?
Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL, i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose makine tjetër. Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidentit.
Por jo vetëm kaq. Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, edhe nëse dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.
KASKO nga SIGAL UNIQA ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonjë pjesë ose jua vjedhin plotësisht.
Edhe nëse keni një garazhd ku mund të lini automjetin tuaj, mos mendoni se ai është i sigurtë gjatë gjithë kohës.
Një shembull shumë domethënës është ai i Bledar Carës.
“E gjithë flota e subjektit ku unë punoj është e siguruar pranë kompanisë SIGAL UNIQA. Prej rreth 7-8 vjetësh. Eksperienca me këtë kompani është shumë e mirë pasi kam patur edhe një rast ku më është djegur një makinë totalisht. Një natë që u ktheva vonë nga puna nuk kisha ku ta parkoja makinën. Ndërkohë tek vendi im i parkimit kisha një mjet tjetër, fuoristradë. Nxorra fuoristradën. E parkova diku ku munda dhe futa mjetin tjetër që ishte i siguruar me KASKO. Ndodhi që një makinë tjetër në parking mori flakë. Për pasojë u dogj totalisht mjeti im. Nga kjo, kompania, referuar kontratës, policës së sigurimit, bëri likujdimin total të mjetit dhe javën në vazhdim, sigurova me KASKO edhe mjetin tjetër që shpëtoi atë natë”.
Siguracioni KASKO nga SIGAL UNIQA ofrohet edhe me mbulim për jashtë Shqipërisë dhe kushdo që e blen një siguracion të tillë, kompania i dhuron falas shërbimin më të ri, Asistencën Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
“SIGAL UNIQA AutoSOS”, shërbimi më i ri i hedhur në treg nga SIGAL UNIQA Group Austria, ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës, sa herë të keni nevojë.
Ju le goma, karburanti apo përfshiheni në një aksident, me “SIGAL UNIQA AutoSOS” do të keni gjithmonë me vete një mekanik.
Mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.
Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
- Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit
TË PARËT PËR DËMET E PAGUARA
Në 3-mujorin e parë të këtij viti SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar dëme te qytetarët më shumë se çdo kompani tjetër duke treguar edhe një herë seriozitet, profesionalizëm dhe korrektësi.
Në periudhën 1 Janar – 31 Mars 2022 SIGAL janë paguar në total 3 milionë Euro dëme, ndërsa vetëm për sigurimet KASKO, janë paguar mbi 400 mijë euro dëme.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]