14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShi, zjarre dhe përmbytje/ Në Shqipëri ndodh gjithçka brenda një ore

Shi, zjarre dhe përmbytje/ Në Shqipëri ndodh gjithçka brenda një ore

Vendi është duke u përballur me një mot të pazakontë gjatë ditës së sotme, ku paraditja ishte e nxehtë dhe me erë duke stimuluar përhapjen e zjarreve në vatrat që janë djegur deri më tani.

Ndërkohë që ndodhte kjo në jug, në një zonë si Sazani për shembull, reshje të dendura shiu ranë në Tiranë, Berat, Elbasan, Lezhë dhe Durrës duke shkaktuar përmbytje, më shumë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve se sa prej intensitetit të lartë të reshjeve.

Berati sot 

Në Shëngjin uji përmbyti rrugët duke nxjerrë përsipër ujërat e zeza, ndërkohë që në aksin Elbasan-Librazhd qarkullohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të ujit në dalje të Elbasanit. Një moment trafiku u bllokua në këtë aks për shkak të ujit, kurse pak kilometra më tej, rënia e një peme në rrugë bllokoi lëvizjen për disa minuta.

Rënie peme raportohet edhe në qytetin e Kamzës.

LEXO EDHEKASKO, siguracioni që mbulon gabimet tuaja, të të tjerëve por edhe kapriçot e natyrës

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Sigurimi nga përmbytjet

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni.

Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet.

Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjithshme sigurimi që i mbulon këto gjëra.

Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore.

Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm

Në fillim të këtij viti, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare risolli edhe një herë në vëmendje nevojën e krijimit të një skeme kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore.

Sipas AMF, sigurimi i pronave nga fatkeqësitë natyrore ngelet në nivele shumë të ulëta dhe se zgjidhja për t’u përballur me këto rreziqe është ngritja e një skeme kombëtare.

Një gjë e tillë u mbështet më pas edhe nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

“Propozimi ynë është që sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm, sepse kjo do të mundësonte edhe krijimin e numrave të nevojshëm për të garantuar prime më të ulëta sigurimi”, do të shprehej Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve, znj.Mimoza Hajdarmataj.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet etj:

Sigurimi i shtëpisë

Sigurimi i biznesit

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

Siguracioni që ju nevojitet, tashmë vetëm 1 klik larg

Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.

Hyni nëhttps://sigal.com.al/online/dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

LEXO EDHEQë investimin e një jete mos “ta hajë” breshëri/ Siguracionet shpëtojnë fermerët nga falimentimi

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat