17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLija e majmunit i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Lija e majmunit i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar në Greqi dhe duket se po i afrohet edhe Shqipërisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vend duke cituar autoritetet e shëndetit. Bëhet fjalë për një burrë që kishte udhëtuar nga Portugalia dhe shkoi me simptoma në spitalin “Andreas Syggros”.

Pacienti është duke marrë kujdes shëndetësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Siç theksohet në njoftimin e autoriteteve të Shëndetit në vend, testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik të Organizatës për speciet e virusit ortopoks jo-variola, ku përfshihet edhe virusi i lisë së majmunit, ka rezultuar pozitiv.

Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës së Mjekësisë të AUTH-së për konfirmimin gjenomik të virusit të lisë së majmunit.

LEXO EDHE: Me Sigurimin Privat të Shëndetit nga SIGAL, ju merrni në spitalet private shërbimet që doni, atëherë kur ju nevojiten

Çfarë është Lija e Majmunit?

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958 kur pati dy epidemi të një sëmundjeje, që i ngjasonte lisë, në radhët e majmunëve që përdoreshin për studime – kështu mori edhe emrin lija e majmunit.

Megjithatë nuk janë majmunët, që shërbejnë si kontigjenti kryesor për këtë virus, por janë në fakt brejtësit.

Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos. Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana. OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat