E diela nisi me diell dhe të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur plazhet si destinacion fundjave. Por mesdita solli një ndryshim të menjëhershëm të motit.
Stuhi shiu e breshëri përfshinë thuajse të gjithë vendin.
Pranvera dhe vera janë stinët që breshërin “e kanë për zemër”… më shumë se çdo periudhë tjetër e vitit!
Frutikultura dhe bujqësia janë sektorët e ekonomisë, shumë të rëndësishëm për qindra mijëra familje dhe ekonominë kombëtare, që e pësojnë më së shumti me mundin e muajve dhe viteve të tërë që zhduket në pak minuta.
Ndër zonat që e pësuan më shumë këtë fenomen natyror ishte ajo e Korçës ku u raportua për dëme të mëdha në kulturat bujqësore, frutikulturë e vreshtari.
Disa nga deklarimet e fermerëve:
Kam 18 dynym fasule, asgjë nuk ka mbetur, tërë prodhimi ka ikur, shteti këtu nuk vë dorë për asgjë, erdhën ata të bashkisë dy pyetje dhe ikën. Po nuk vuri dorë shteti ne jemi të mbaruar, jo vetëm unë por e gjithë zona.
Na ka prishur me fasule, me grurë, aq e vështirë është moj bijë sa s’di ç’të them se ne me këtë rrojmë. Të na ndihmoje shteti se me këtë rrojmë se nuk kemi as pensione, as ndihmë.
Breshëri ka bërë dëme në të gjitha kulturat por sidomos fasulja, domatja dhe speci ndërsa në grurë dhe në misër ka bërë pak më pak. Ky është një problem jetik se ne me këtë mbajmë familjen, të ketë dëmshpërblim.
Speci e ka thyer, domaten e ka thyer. Dhe para 5 vitesh e njëjta gjë ka qenë, mjerë ne, do ngrohemi në diell se s’kemi ca bëjmë, të marrim sa të marrim se leku është hedhur. 1 milion lekë dëme vetëm specat
Tregu i sigurimeve ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore
“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Ka mundësi që fermerët të kenë mundësi për të mbijetuar dhe mos u rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Duke marrë pjesë të gjithë, blejnë në tregje ndërkombëtare risigurime aq sa është vlera apo rreziku i mundshëm në Shqipëri. Përcaktohet primi vjetor dhe tarifa specifike për të blerë në tregjet ndërkombëtare. Vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”, do të shprehej në një intervistë televizive CEO i SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari.
Sipas Ponarit, sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?
Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.
Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Pse Sigurohet?
Ndonjë ngjarje, ndonëse e rrallë, e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.
Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?
Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
Cilësinë e prodhimit
Rendimenti i prodhimit
Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.
Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj
Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.
Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.
Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%. Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.
Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.
Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto
Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.
Për këto dhe arsye të tjera, SIGAL UNIQA synon në ndërgjegjësimin e fermerëve për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto edhe për ekonominë kombëtare.
DËMTIMET NË AUTOMJETE
Por breshëri shkakton dëme edhe në automjeteduke shkaktuar thyerje të xhamave, që gjithashtu kushtojnë.
A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur? Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.
Ky siguracion mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por edhe gabimet e natyrës!
Rreziqet që mbulon Siguracioni KASKO:
Dëmtime Aksidentale
Thyerja e xhamave
Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Katastrofat Natyrore
Vjedhja
Vjedhja e pjesshme
Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
Dëmtimi nga akte keqdashëse
Mos i lini asgjë rastësisë! Sigurohuni dhe mos u shqetësoni sa herë bie shi, breshër apo ka stuhi ere.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.
Për më shumë informacion:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829
LEXO EDHE: Prona në rrezik/ Qytetarët i drejtohen kompanive të sigurimeve, SIGAL UNIQA mbetet lider në treg