Shkrumbohet nga flakët autobusi i një fasonerie në Vlorë.
Mësohet se autobusi ka marrë flakë në ecje si rrjedhojë e defektit teknik.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, pranë Novoselës.
Në bordin e tij disa punonjës fasonerie të cilët kanë zbritur në kohë nga autobusi.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.