Vazhdojnë aksidentet me përpalljen e persona që ecin me biçikletë në Tiranë.
Ditën e sotme, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, një motor me drejtues një 37-vjeçar, ka aksidentuar biçiklistin 72-vjeçar.
“Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç. Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.