Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot në zonën e quajtur Zejmen. Klan News raporton se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia raportoi se një person ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekimin e duhur në spital.
Përplasja ka ndodhur pranë një pike karburanti dhe ka qenë aq e fortë saqë makina ka përfunduar mbi trotuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë – Tiranë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zejmenit”, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy automjete të drejtuar nga shtetasi M.G. 24 vjeç, banues në Mirditë dhe shtetasja M.Sh. banuese në Tiranë.
Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë.
LEXO EDHE: Përse kujtohemi të sigurohemi vetëm pasi na ka ndodhur një e papritur e padëshiruar?