9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse kujtohemi të sigurohemi vetëm pasi na ka ndodhur një e papritur...

Përse kujtohemi të sigurohemi vetëm pasi na ka ndodhur një e papritur e padëshiruar?

Përfundojmë në spital dhe pastaj kujtohemi të shkojmë tek kompania e sigurimeve për siguracionin e shendetit. Aksidentojmë makinën dhe më pas paraqitemi te kompania duke i thënë se na nevojitet një siguracion KASKO. Apo na digjet shtëpia dhe duam pas ngjarjes kërkojmë ta sigurojmë.

Përse kujtohemi të sigurohemi vetëm pasi na ka ndodhur një e papritur e padëshiruar?

Pak kulturë dhe “siguria” se ne nuk na ndodh gjë. Se gjërat e këqija i ndodhin vetëm të tjerëve dhe mjaftohemi vetëm me një “Larg qoftë”.

Kjo mungesë kulture për sigurimet dhe e kaluara komuniste ka bërë Shqipëria të ketë një ndër tregjet e sigurimeve më të vogla në Europë, me rreth 55 euro prime sigurimi për frymë në vit. Në një kohë kur shtetet e rajonit e kanë disa fish më të lartë. Pa harruar Europën dhe SHBA-të që variojnë nga 2,000 deri në 6,000 euro për frymë në vit.

Duke qenë se, edukimi është një çështje e një rëndësie kombëtare, tashmë shumë vende të botës e kanë pranuar dhe përfshirë këtë komponent të edukimit financiar dhe mbi sigurimet si pjesë e kurrikulave të tyre shkollore. Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është po ashtu si kudo rritja dijeve dhe e ndërgjegjësimit mbi çështjet financiare, roli i dijeve financiare në ndryshimin e sjelljeve aktuale individuale të tilla si mbajtja e shpenzimeve financiare personale, planfikimi dhe menaxhimi afatgjatë i financave, si edhe zgjedhja e produkteve të ndryshme financiare bazuar në vendim të informuara dhe mbi evidenca të disponueshme.

Jeta është plot me të papritura ndaj të pasurit e një siguracioni është e domosdoshme. Siguracion do të thotë siguri, garanci, qëndrueshmëri dhe normalitet.

Nuk duhet të kujtohemi për siguracionin e shëndetit, shtëpisë apo makinës vetëm pasi na ka ndodhur e keqja. Atëherë është shumë vonë dhe kostot financiare do të detyrohemi ti paguajmë nga xhepi. Madje ka raste plot kur për një problem shëndetësor, familje të ndryshme janë detyruar të shesin shtëpinë, të marrin borxh apo kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërsa me Sigurimin e Shëndetit Privat këto kosto do ti mbulonte kompania e sigurimit.

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria ka edhe një produkt unik për tregun shqiptar, siguracionin “JETË PLUS”, i cili u ofron mundësinë të kuroheni në spitalet më të mira të botës me mbulim deri në 1 milionë euro. Po, po! Deri në 1 milion euro. Madje mbulon edhe shenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin duke I paguar edhe 100 euro çdo ditë qëndrimi jashtë Shqipërisë.

Kur ka produkte të tilla sigurimi, që synojnë 200-300 euro në vit, pse duhet të zhytemi në borxhe apo të marrim kredi për të kururar një sëmundje të rëndë që na bie?!

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

Duhet të sigurohemi kur jemi të shëndetshëm për ti paraprirë çdo surpize të pakëndshme që na sjell jeta. Madje tani është edhe më e lehtë se kurrë pasi siguracionin që të nevojitet mund ta blesh edhe Online tek SIGAL UNIQA, vetëm me një klik në www.sigal.com.al. Siguracioni i makinës, i shtëpisë dhe shëndetit vjen tek ju në pak minuta dhe kështu do të jeni të mbrojtur financiarisht nga çdo e papritur që mund t’ju trokasë në derë.

LEXO EDHESIGAL ONLINE – Blini siguracionin që ju nevojitet vetëm me një klikim/ Thjesht, shpejt, sigurt…

Ndërsa vijojmë rutitën tonë të përditshme, krijojmë një familje apo nisim një biznes, rëndësia e sigurimit në një plan afatgjatë rritet. Kjo pasi siguracionet kanë të bëjnë me sigurimin financiar që na ndihmon të kujdeseni për veten dhe ata që duam më shumë atëherë kur kemi më shumë nevojë.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 1 minute, ore apo dite. Tragjedi të paparashikuara si sëmundja, dëmtimi i pronës, madje edhe vdekja mund të na lënë dhe dhe familjet tona përballë problematikave të mëdha, të cilat mund të çojnë drejt një rrënimi financiar.

Siguracionet janë metoda më e vjetër e transferimit të rrezikut nga vetja te kompania e sigurimit. Prandaj sigurohuni dhe mos i lini asgjë rastësisë…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat