Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.
Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht. Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.
Ky është një siguracion, i hartuar veçanërisht për profesione si:
Arkitektët dhe inxhinierët
Noterët
Mjekët
Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
Avokatët
Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij.
Nëse do të marrim një tarifë mesatare për këtë sigurim mund të themi se është 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti ose duke filluar nga 0.4% e shumës së siguruar.
Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…
Për më shumë informacion:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829
LEXO EDHE: Sigurimet e Jo-Jetës/ SIGAL UNIQA vijon kryesimin e tregut, dëmet e paguara pësojnë rritje