Tregu i sigurimeve shfaqi sinjale pozitive gjatë muajit shkurt.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për dymujorin e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto kishin vlerën e 2.8 miliardë lekëve.
Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dominuese, me 67% të primeve të shkruara bruto.
Rritja më e lartë u regjistrua në produktin e kartonit jeshil, me më shumë se 35%.
LEXO EDHE: Rriten dëmet e paguara/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL-it edhe jashtë Shqipërisë
Ndërsa produkti me peshën më të lartë në treg, sigurimi i brendshëm motorik (MTPL) regjistroi një rritje me 7.2%.
SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimeve me përqindjen më të lartë në treg, çka tregon besimin që ka krijuar tek qytetarët.
Ndërkohë edhe sa i përket dëmeve të paguara, po SIGAL UNIQA del kompania me përqindjen më të lartë.
Numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës u rrit me 14.8% krahasuar me dymujorin e vitit të kaluar dhe ndikimin kryesor e dhanë pikërisht produktet e sigurimit të aksidenteve dhe shëndetit, ku kontratat u shtuan me pothuajse 93% krahasuar me një vit më parë.
Në total, për dy muajt e parë të vitit siguruesit paguan mbi 9 mijë dëme, shifër kjo 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë.