3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHelmohen 5 punonjëse të një fasonerie/ Pse nevojitet Sigurimi nga Aksidentet për...

Helmohen 5 punonjëse të një fasonerie/ Pse nevojitet Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit

5 gra që punonin në një firmë janë helmuar në ambientet e punës, duke përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë.

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

AKSIDENTET NË PUNË

Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten më të rrezikuarit në vendin e punës, por nuk mbeten pas as sektorë të tjerë të ekonomisë.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit e afërt, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

Humbje jete në rast aksidenti

Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (P.sh, Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

Të gjithë individëve (P.sh, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

Raporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme

Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt 2022, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në vend.

Sa i përket klasës së sigurimit “Shëndet dhe Aksidente”, e cila ka edhe rritjen më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL UNIQA ka fituar besimin e qytetarëve duke dominuar tregun me 45% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në këtë klasë sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania numër 1 duke paguar gati gjysmën e totalit të tregut.

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat