3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTuberkulozi po prek më shumë moshat e reja

Tuberkulozi po prek më shumë moshat e reja

Në Ditën Botërore të Tuberkulozit mjekët pneumologë ngrenë shqetësimin se është ulur mosha e personave që preken nga kjo sëmundje infektive. Ndërkohë që në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 4 pacientë.

“Aktualisht gjenden 4 të shtruar në spital me tuberkuloz pulmonar. Tre janë meshkuj dhe një femër, grupmosha është aktive, 30-50 vjeç”.

Sipas koordinatores së programit kombëtar të tuberkulozit, numri i të prekurve nga kjo sëmundje gjatë 2021 është rritur, edhe pse në krahasim me 2019 mbetet numër më i ulët.

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

“Gjatë vitit 2021 kemi rreth 270 raste me tuberkuloz. Duke krahasuar 2020 me 2021, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Më të shumta janë në rrethin e Tiranës, kryesisht në zonat e Kamzës dhe Paskuqanit, pastaj Durrësi, Elbasani, Shkodra, Kukësi ndërsa rrethet e  tjera kanë më pak raste”.

Mjekja pneumologe Irma Tashi tregon simptomat: “Temperatura, rënia në peshë, mungesa e oreksit, shtimi i kollës, shtimi i sputumit. Terapia e tuberkulozit zgjat në bazë të protokolleve, nga 6, 9 dhe 12 muaj në varësi të llojit e rëndesës së tuberkulozit dhe ecurisë klinike të pacientit”.

Rrezik më të madh për t’u sëmurur nga tuberkulozi janë njerëzit me sistem imunitar të dobët, personat HIV pozitiv, të kequshqyerit si dhe diabetikët.

India, Indonezia, Kina, Filipinet, Pakistani, Nigeria dhe Afrika e Jugut janë shtetet që përbëjnë 65% të të gjithë totalit të të sëmurëve në rang botëror.

Gjatë një vitit diagnostikohen rreth 10 milionë persona të sëmurë.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Deri në 1 milion euro mbulim”, produkti i SIGAL le pa fjalë moderatorët e “Fiks Fare”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat