Serbia ka ndërmarrë një hap për ndalimin e eksportit të vajit vegjetal, misrit, mishit dhe miellit duke nisur nga ditë e enjte.
Presidenti Aleksandër Vucic tha se kjo lëvizje ndërmerret për të stabilizuar çmimet në rast se Rusia vendos të ndalojë eksportin e grurit dhe misrit.
“Ditët e fundit, eksporti i vajit vegjetal kapërceu me 109 % krahasuar me çmimin mesatar, ndaj na duhet të veprojmë”, është shprehur presidenti serb në një interviste për median ‘B92’.
Në fund të janarit, qeveria zgjati me 90 ditë ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, mes të cilave miellit, vajit e mishit si një përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit në standartet e jetëses në vend.
Referuar të dhënave zyrtare, në 2021 vendi parashikohej të eksportonte 1.8 milionë ton grurë dhe 1.6 milionë ton misër.