17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeTërmeti në Haiti, rritet bilanci: 1300 të vdekur, mbi 3 mijë godina...

Tërmeti në Haiti, rritet bilanci: 1300 të vdekur, mbi 3 mijë godina të rrënuara

Bilanci provizor i viktimave të tërmetit katastrofik në Haiti është rritur në afro 1,300.

Agjencia për Emergjencat Civile njoftoi se rreth 3,200 banorë të tjerë janë duke u trajtuar në spitale për plagët e marra nga shembja e mbi 3 mijë banesave, shkollave, kishave dhe hoteleve të ndryshme.

Kryeministri në detyrë, Ariel Henri, i cili mori drejtimin e ekzekutivit papritur pas vrasjes së presidentit Xhovenel Mois muajin e kaluar, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme njëmujore.

Ai propozoi të dielën një marrëveshje për qeverisje paqësore për të adresuar bashkë me rivalët politikë, varfërinë dhe pasigurinë e lartë, dhe krizën ku gjendet tani vendi.

“Popullit dua t’i them se po kalojmë situatë të vështirë. Ky është momenti për një unitet të madh kombëtar dhe për solidaritet me viktimat. T’i harrojmë zënkat dhe t’u dalim në krah nevojtarëve.”

Amerika njoftoi se me anë të agjencisë së saj për zhvillim do ndihmojë rimëkëmbjen e Haitit.

Edhe shtete të tjera kanë dërguar ndihma, staf mjekësor dhe forca shtesë për të lehtësuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti me magnitudë 7,2 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet 9 ballë e goditi shtetin ishullor të shtunën në mëngjes.

Ndërsa epiqendra ishte qyteza jugore e San-Luis-Dy-Sydit, lëkundjet e forta u ndjenë edhe në kryeqytetin Port-o-Prins, rreth 125 km më tutje, dhe në vendet fqinje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat