17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet800 vende pune, 30 kompani pjesëmarrëse/ Vijon edhe sot Panairi i Punës...

800 vende pune, 30 kompani pjesëmarrëse/ Vijon edhe sot Panairi i Punës në Tiranë, pjesë edhe Fondi SIGAL

Nisi dje në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë “Panairi i Punës” ku gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj do të ofrohen më shumë se 800 vende pune nga 30 kompani pjesëmarrëse.

Fokusi i panairit është krijimi i një sinergjie në tregun shqiptar të punës, sidomos në komunikimin midis punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Ndërkohë, në dy ditët e dedikuara të panairit do të ketë dhe workshope e seminare mbi punësimin dhe motivim përmes historive të suksesshme.

Mes kompanive pjesëmarrëse është edhe Fondi i Pensioneve Private SIGAL.

Çdokush mund ti drejtohet stendës së Fondit të Pensioneve Private SIGAL në Pallatin e Kongreseve për të mësuar më shumë për mundësitë që ofron Fondi më i madh në Shqipëri, jo vetëm për të investuar për një pension dinjitoz në pleqëri por edhe për të parë mundësitë për punësim dhe bashkëpunim.

Ky panair vjen si një nismë ku bëhen bashkë Bashkia e Tiranës me Ambasadën Greke në Tiranë dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri.

Lexo edhe: Raporti 2021/ Lider me 45% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat