25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti 2021/ Lider me 45% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat...

Raporti 2021/ Lider me 45% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi mesditën e sotme raportin mbi tregun e Pensioneve Private Vullnetare gjatë vitit 2021.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 4,584.54 milionë lekë (37.96 milionë euro) dhe me një rritje prej 981.27 milionë lekë (27.23%) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve rezultoi 33,571 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.22% krahasuar me vitin 2020.

Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët rezulton Fondi SIGAL i cili ka edhe numrin më të lartë të aseteve, 2.043.93 milionë lekë duke zenë kështu edhe rreth 45% të tregut.

Lexo edhe: Si të marrim 2 pensione në pleqëri

“Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit  “SIGAL” krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Asetet e anëtarëve në fundin e vitit 2021 kaluan vlerën e 2 miliardë Lekëve, duke tejkaluar edhe objektivin vjetor.

Fondet e anëtarëve jane investuar në tituj shtetërorë, me maturim 7 dhe 10-vjeçarë me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi.

Me një fokus të lartë në përmirësimin e performacës së fondit dhe në mbështetje të përmbushjes së misionit të saj, gjatë vitit 2021 Fondi SIGAL e uli tarifën e administrimit në 2,2 % të vlerës së aseteve neto.

Këto suksese pasqyrojnë arritjen edhe të një prej objektivave kryesorë të Fondit SIGAL që është njohja e pensionit vullnetar nga  të gjitha grupmoshat, sipërmarrësit dhe ndërmarrjet  e vogla e të mesme”, shprehet CEO i Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari.

Po përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL? Ja avantazhet:

  1. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  2. Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar rreth 45% të tij
  3. Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.
  4. Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
  5. Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  6. Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  7. Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  8. Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  9. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  10. Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
  11. Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
  12. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
  13. Asetet e Anëtarëve : (më datë 30.09.2021) 1,880,418,707 Lekë
  14. Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
  15. Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

16. Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.

  1. Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.
  2. Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.

  1. Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar.dhe nga investimi i tij.
  2. Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma:

1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.

  1. Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.
  2. Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  3. Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
  4. Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  5. Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
  6. Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
  7. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
  8. Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
  9. Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Lexo edheVIDEO/ Çfarë ndodhi në “Fiks Fare”? Moderatorët lenë emisionin për të shkuar te Fondi SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat