SIGAL UNIQA Group Austria zhvillon për herë të parë në Shqipëri një konkurs që synon të zgjojë dëshirën e të rinjve dhe të rejave për t’u njohur më shumë me botën e pafundme të biznesit të sigurimeve.
Filozofia e bazuar në novacionin e dixhitalizimit në fushën e sigurimeve rezulton mjaft interesante në një botë të udhëhequr nga pushteti i teknologjive të reja në zhvillim.
Për këtë kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon e ka një plan!
“InsurTech” është projekti më i fundit që ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe shfaqes së virtyteve të tyre në aksesimin e burimeve të ndryshme.
Qëllimi? Zgjidhje novative dixhitale për probleme unike në biznesin e sigurimeve.
Projekti më i mirë do të fitojë ÇMIMIN e Madh me vlerën prej 1,500 euro nga SIGAL UNIQA, ndërsa dy çmimet e tjera 1000 dhe 500 euro.
Nëse ka më shumë se 100 aplikime, data përfundimtare e pranimit do të jetë 15 Mars 2022.
Por për më shumë informacion rreth kushteve të konkursit mund të klikoni në linkun: https://sigal.com.al/insurtech/
Ky konkurs zhvillohet në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të SIGAL dhe 15-vjetorit të futjes në Shqipëri të gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group.