16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave anti-COVID

Anglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave anti-COVID

Anglia do t’iu japë fund të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë më 1 prill.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”.

Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson.

Mirëpo Shoqata e Mjekëve Britanikë, ka thënë se plani nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus.

Partitë opozitare kanë thënë se vendimi i kryeministrit për të dalë nga pandemia është shumë i shpejtë dhe kanë shprehur shqetësim për kthim mbrapsht të testimeve.

Johnson e ka përshkruar pandeminë si “dy prej viteve më të rëndë në historinë e tyre në paqe”. Sipas tij, kombi ka prekur pikun e variantit Omicron, dhe tani raportohet për rënie të numrit të rasteve dhe të personave të shtruar në spitale.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se 1 në 20 persona është infektuar me koronavirus në Angli.

Lexo edhe: Italia lehtëson masat anti-COVID, nga 1 marsi nuk ka më karantinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat