4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të...

SONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

Sondazhi i organizuar nga Qendra ALERT dhe i publikuar Alert.al ka nxjerrë kompanitë më të preferuara e deri te ato më pak të pëlqyera të shqiptarëve.

Gjatë gjithë muajit janar 2022, sondazhi ka qëndruar i publikuar për 16 kompanitë me produktet më të përdorura apo shërbime të ndryshme.

Sa i përket kompanive të Sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton më e preferuara tek shqiptarët.

Për shkak të natyrës së industrisë, pyetësori ishte i ndarë në dy kategori, kompanitë e sigurimit Jo-Jetë dhe Jetë.

Në rubrikën e Sigurimeve JO Jetë, ku operojnë 8 kompani, shqiptarët kanë votuar si kompaninë më të mirë SIGAL UNIQA Group Austria-n me rreth 30%, dyfishin e kompanisë që rënditet në vendin e dytë.

Lexo edhe: Raporti i AMF për 2021/ SIGAL UNIQA, lidere në tregun e sigurimeve

Edhe tek Sigurimet e JETËS, kompania më e besuar tek shqiptarët rezulton SIGAL UNIQA LIFE Group Austria me rreth 46% të votave, ndërsa kompania që rënditet e dyta ka marrë rreth 22% të votave.

Kujtojmë se në Sigurimet e Jetës, në Shqipëri operojnë 4 kompani.

Lexo edhe: Rritet tregu i Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE lidere absolute

Korrektësia përballë klientëve, pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi, produktet më të mira e inovative për tregun shqiptar, mbështetja e madhe për Sportin, Artin, Kulturën e shumë fusha të tjera e kanë bërë SIGAL UNIQA Group Austria-n lidere në tregun e sigurimeve dhe më të besuarën tek shqiptarët.

Lexo edheKompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA

Si pjesë e grupit gjigand të sigurimeve në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, SIGAL UNIQA nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe në miliarda euro. Ndaj në mbi 22 vite të ekzistencës në tregun shqiptar, ajo ka paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Kjo shifër do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.

Historiku i SIGAL UNIQA?

SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999, pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe më pas u riemërua SIGAL UGA, nga një grup investitorësh vendas, me në krye Z. Avni Ponari, një personalitet i njohur në tregun e sigurimeve si edhe në një sërë biznesesh me ndikim të madh në ekonominë e vendit.

Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.

SIGAL sh.a është kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Group Austria.

Në vitin 2007, SIGAL dhe UNIQA Group Austria nënshkruan një marrëveshje duke e kthyer atë në aksionerin më të madh dhe që zotëron 86.9% të aksioneve, ndërsa 13.1% zotërohet nga kapital vendas.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group Austrian si kompaninë më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj.

SIGAL UNIQA Group Austria është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. Kompania zotëron 121 milionë asete dhe mbi 70 milionë euro prime vjetore.

Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo edheSigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al  

E-mail: [email protected]  

WhatsApp: +355 686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat