18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkranet e reklamave në rrugë, Eksperti: Burim aksidentesh

Ekranet e reklamave në rrugë, Eksperti: Burim aksidentesh

Në kryqëzimet e Tiranës të gjithë kemi parë ekrane ku shfaqen reklama të bizneseve të ndryshme dhe që tërheqin vëmendjen e kalimtarëve.

Por çfarë ndodh me drejtuesit e automjeteve përballë këtyre pamjeve? A janë këto ekrane, një mjet shpërqendrimi dhe për pasojë edhe burim aksidentesh?

Eksperti rrugor Arben Luzi, në një intervistë për EuroNews Albania shpjegpn pasojat që sjellin këto imazhe lëvizëse.

Vendosja e këtyre mjeteve është bërë në një formë të tillë që tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Edhe me ligj është e përcaktuar vendosja e tyre nuk duhet të bëhet në këto kryqëzime”, u shpreh ai.

Sipas tij situata bëhet më e rrezikshme gjate natës për shkak të ndriçimit të këtyre ekraneve.

Në orët e vona është akoma më e rrezikshme. Nuk mund të ketë ndërprerje të dritës dhe rishfaqjes së saj sepse ajo mund të sjellë pasoja edhe për jetën e njërzve, edhe për këmbësorët”, përfundon ai.

Në Kodin Rrugor nënvizohet se ndalohen të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme, që mund të shkaktojnë konfuzion për këmbësorët dhe shoferët.

Lexo edhe: Qytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat