8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të ruani shëndetin nga i ftohti dhe ngricat/ ISHP: Kujdes të...

Si të ruani shëndetin nga i ftohti dhe ngricat/ ISHP: Kujdes të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Teksa parashikimet e motit flasin për uljen e fortë të temperaturave, mjekët sjellin në vëmendje se i ftohti mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore ose të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese.

Lexo edhe: Temperatura deri në -17 gradë, Ministria e Arsimit mbyll shkollat javën tjetër

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin, ndërsa kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë e kryesisht për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

  • Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ku përfshihet skuqja apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve apo hundës,
  • gripi dhe viroza të ndryshme,
  • acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë,
  • dhimbje koke si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në kokë,
  • rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë,
  • shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.

Për të parandaluar këto pasoja, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat