17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura deri në -17 gradë, Ministria e Arsimit mbyll shkollat javën tjetër

Temperatura deri në -17 gradë, Ministria e Arsimit mbyll shkollat javën tjetër

Ministrja e Arsimit Evi Kushi ka njoftuar se shkollat do të jenë të mbyllura javën tjetër për shkak të temperaturave të ulëta.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius,” thuhet në njoftimin e MAS.

Ministra Kushi shkruan se prioriteti absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve dhe për këtë arsye është marrë vendimi që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Nëse parashikimet nuk do të dalin të saka, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ministria do ta rishikojë vendimin dhe do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat