10,1% e vëllimit të shitblerjeve në Shqipëri u kryen online sipas INSTAT. Peshën më të madhe e zë fusha e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Online, prej kohësh, falë hapave të shpejtë novativë që SIGAL ka ndjekur me teknologjinë e informacionit në fushën e sigurimeve, duke ruajtur primatin në industrinë vendëse, mund të blejnë me lehtësi dhe shpejtësi edhe produkte sigurimi.
Në adresën sigal.al mund të përftosh njohje të plotë paraprake me produktin, mbulimet e tij dhe përfitimet si klient.
Online mund të përllogarisësh çmimin paraprak. Po ashtu, mund të përiftosh çmimin e kombinimit të këtij produkti me një tjetër produkt sigurimi sipas ofertave. Vlera mesatare e një kombinimi të gjerë produktesh, përveçse do të rrisë mbulimin, do të dalë shumë e favorshme.
Po ashtu, online mund të lexosh dhe studiosh paraprakisht termat dhe kushtet e kontratës, kufijëzimet, përjashtimet, të drejtat dhe detyrimet, pa patur nevojën e një konsulte fizike, pa patur nevojën e një procesi të gjatë pyetje-përgjigje për të shuar dyshime apo frikëra nga sigurime. E gjitha në letër, e bardha mbi të zezë, online, para se të vendosësh për blerjen e produktit të sigurimit.
Duke shmangur kostot administrative, për çdo rast blerja online sjell çmimin më të volitshëm për klientin.
Në sigal.al gjenden online së paku 13 produkte të sigurimit, TPL, Minikasko, Karton Jeshil, Autosos dhe Policë Kufitare për drejtuesit e mjeteve që kërkojnë sigurime për mjetet e tyre motorike, sigurime të pronës për banesa apo biznes, sigurime të shëndetit në udhëtim, mbrojtje nga aksidentet, Ex-Pat travel, Jetë Plus Cash, Shëndet Privat (3 nivele) dhe Teleshëndet për mbrojtjen financiare të shëndetit si edhe sigurime të mjeteve të vogla lundruese, si sigurim i detyruar për lundrim.
SIGAL prej vitesh certifikohet me standardin ndërkombëtar ISO 27001 nga AXE, duke konfirmuar standardet më të larta të sigurisë së informacionit dhe procedurave të blerjes online.




