Disa fakte për Rolando Marranin, trajnerin e ri të kombëtares kuqezi:
1. Lojtari që ka stërvitur më gjatë në karrierën e tij quhet Fabricio Kaçiatore
2. Shqiptari i vetëm përfaqësues, që ka stërvitur dhe ka aktivizuar si titullar në karrierën e tij, të cilit i dha vetëm 4 aktivizime në vitin 2013 te Katania, ka qenë Edgar Çani.
3. Te Breshia në vitin 2024 pati në organikë të riun e kombëtares U21 Muçaj, në vitin 2023 pati në organikë Emanuele Ndojin, te Kievoja në vitin 2015 pati asin shkodran Armando Vajushi, më vonë te njëjta skuadër pati patur nën urdhra të riun Isufaj në vitin 2017. Askujt prej tyre nuk u pati dhënë minuta aktivizimi si trajner.
4. Valon Berhami në perëndimin e karrierës së tij te Xhenoa dhe Përparim Hetemaj, dy shqiptarët e Kosovës që nuk përfaqësuan asnjëherë ngjyrat e Kosovës ose të Shqipërisë, kanë patur më herët të bëjnë me Marranin si trajner. I dyti, Hetemaj, ka qenë për 4 sezone nën urdhrat e Marranit te Kievoja në Serinë “A”.
5. 277 ndeshje si trajner në Serinë “A”, një vend i tetë me Katanian dhe një vend i nëntë me Kievon janë dy sukseset e tij më të mëdha.
5. Trajnonte për herë të fundit një vit më parë, 13 maj 2025 ishte ndeshja e fundit në drejtimin e Breshias në Serinë “B”. 4-3-1-2 skema më e përdorshme, 10 fitore, 10 barazime dhe 13 humbje regjistroi.
6. Skuadrat e tij shënojnë pak, 1.17 gola për ndeshje. 1.28 pikë për ndeshje është mesatarja e karrierës së tij të gjatë. 33% të ndeshjeve të fituara. Përvoja si trajner, 23 vjet, 2002-2025, 742 ndeshje nën drejtim




