18.5 C
Tirana
Tuesday, May 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në Lushnje, si mund të sigurohet një treg frutash?

Zjarri në Lushnje, si mund të sigurohet një treg frutash?

Zjarri i fundit në tregun e fruta-perimeve në Lushnje ngre natyrshëm një pyetje: a mund të sigurohet financiarisht një treg i tillë?

Përgjigjja është po.

Sigurime.Online diskutoi me ekspertë të sigurimeve dhe ndërtoi këtë artikull shpjegues, se çfarë mund të sigurohet, cilat janë rreziqet dhe se si mund të sigurohen tregje të tilla.

Praktika se si mund të sigurohet

Zakonisht tregjet e fruta-perimeve janë aktivitete që sigurohen rregullisht në praktikën e sigurimeve, edhe kur funksionojnë me stenda të ndara dhe me dhjetëra tregtarë individualë.

Në praktikë, këto tregje trajtohen si aktivitete tregtare dhe shërbimi me ekspozim të lartë ndaj publikut. Për këtë arsye, dy janë sigurimet që u këshillohet këtyre tregjeve.

A. Sigurimi si pronë

B. Sigurimi si përgjegjësi ndaj palëve të treta.

Sipas ekspertëve të kontaktuar nga Sigurime.Online, ky sigurim merr përsipër: stendat dhe konstruksionet; tendat dhe mbulesat; frigoriferët; pajisjet elektrike; inventarin e tregut; dëmet nga zjarri, shpërthimi, tërmeti, stuhitë apo rreziqe të tjera natyrore dhe aksidentale.

Po aq i rëndësishëm është edhe mbulimi për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasi këto tregje kanë qarkullim të lartë qytetarësh dhe çdo incident mund të shkaktojë dëme ndaj klientëve apo vizitorëve.

Mënyrat e sigurimit

Dy janë mënyrat e sigurimit të tregjeve të tilla:

Mënyra e parë është që administrimi i tregut ose bashkia të sigurojë të gjithë ambientin, hapësirat e përbashkëta dhe përgjegjësinë civile të tregut.

Mënyra e dytë është sigurimi individual, ku çdo tregtar ose çdo stendë sigurohet më vete për inventarin, pajisjet dhe aktivitetin e saj.

Çmimi i marrjes në sigurim

Çmimi i marrjes në sigurim i tregjeve të tilla lidhet me vlerësimin e riskut që kompanitë siguruese bëjnë paraprakisht.

Në vlerësimin e riskut, kompanitë e sigurimeve analizojnë me kujdes një sërë elementësh:

  • nëse stendat janë fikse apo të përkohshme,
  • gjendjen e instalimeve elektrike,
  • përdorimin ose jo të bombolave të gazit,
  • organizimin dhe lidhjen e frigoriferëve,
  • ngarkesën elektrike dhe sistemet automatike mbrojtëse,
  • praninë ose jo të sistemit kundër zjarrit,
  • çështjet e pronësisë dhe kontratave të qirasë,
  • detyrimet e administrimit,
  • vlerën reale të inventarit në një moment të caktuar,
  • higjienën dhe sistemin e kullimit të ujërave.

Mbi bazën e këtyre të dhënave plotësohet pyetësori i vlerësimit të riskut dhe më pas ndërtohet struktura e tarifimit dhe mbulimit të sigurimit.

0.2% e vlerës së limitit të mbulimit për sigurimin e pronës dhe 0.2% e vlerës së limitit për mbulimin e sigurimit të përgjegjësive, amortizojnë peshën financiare të dëmeve që vetë tregu mund të pësojë apo të shkaktojë aksidentalisht te palë të treta. Sigurimi i dyfishtë i tregjeve të tilla private dëshmon përgjegjshmëri, kujdes dhe seriozitet.

Në shumicën e rasteve, këto tregje janë në administrim të bashkive, çka do të thotë se përgjegjësia kryesore për sigurimin e tyre duhet të jetë institucionale dhe jo vetëm individuale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat