24.5 C
Tirana
Tuesday, May 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër aksident fatal në Vlorë, apeli për përgjegjësi në drejtim të mjetit...

Tjetër aksident fatal në Vlorë, apeli për përgjegjësi në drejtim të mjetit dhe dy sigurimet për t’u njohur

Një tjetër aksident fatal në rrugët shqiptare, këtë herë aksi i vjetër Vlorë-Fier. Një drejtues automjeti, 34-vjeçar, humbi kontrollin. Automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një objekt fiks. Si pasojë i riu humbi jetën. Pas çdo tragjedie njerëzore si kjo, pas mbetet nevoja e madhe për ndërgjegjësim për drejtim të përgjegjshëm dhe risku i një drame financiare. Mosha e viktimës përkon me një moshë aktive për punë. Nga aksidente si këto familjet humbin jo vetëm një pjesëtar, por edhe një kontribues aktiv në ekonominë familjare. Shpesh edhe kontribuesin kryesor, ose kontribuesin e vetëm. Ajo që shoqëron dramën njerëzore dhe familjare, shpesh mund të jetë edhe drama financiare.

Andaj Sigurime.Online ka tri apele të mëdha nisur nga ngjarja e sapondodhur:

  1. Drejtimin e kujdesshëm dhe me përgjegjësi.
  2. Sigurimin nga aksidentet personale të drejtuesve të mjeteve. Asnjë sigurim tjetër nuk merr përsipër mbrojtjen financiare të dëmeve shëndetësore, që pëson drejtuesi i mjetit shkaktar. Ky lloj sigurimi, për trashëgimtarët ligjorë të të dëmtuarit, mund të dëmshpërblejë deri në 5 milionë Lekë. Ky sigurim dëmshpërblen edhe për paaftësitë e pjesshme e të përhershme, proporcionalisht.
  3. Sigurimi KASKO është sigurimi i vetëm që merr përsipër mbulimin e dëmeve materiale të mjetit shkaktar të aksidentit, kur ky përplaset me një objekt fiks.

Përmes tre hapave të mësipërm, aksidente të ngjashme me të sapondodhurin, cilado qoftë përmasa e dëmit material dhe jomaterial, të paktën financiarisht mund të amortizohet nga këto lloj sigurimesh: AKSIDENTE PERSONALE dhe KASKO.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat