31.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSIGAL, në shembullin e kompanive gjigante të sigurimeve në Botë, rol në...

SIGAL, në shembullin e kompanive gjigante të sigurimeve në Botë, rol në botën e futbollit

Në vitet e fundit, kompanitë e sigurimeve kanë hyrë me hapa të qëndrueshëm në botën e futbollit, jo thjesht si sponsorizues dytësore, por si aktorë qendrorë në marrëveshje strategjike me klubet më të mëdha të Europës dhe me ligat kryesore.

Në pesë ligat më të mëdha në futbollin evropian, sot janë të paktën 41 nga 100 skuadra të sponsorizuara nga kompani sigurimesh.

Në Shqipëri, e para dhe e vetmja që e ka bërë këtë kapërcim në botën e futbollit ka qenë SIGAL Insurance Group-i.

Në Shqipëri, SIGAL Insurance GROUP-i, është sponsori premium i Federatës Shqiptare të Futbollit, garave të organizuara prej saj dhe përfaqësueseve kuqezi.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania Sigal Insurance Group që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm.

FSHF, nëpërmjet SIGAL Insurance Group, ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe të futbollit të vajzave. Këtë partneritet, SIGAL e ka ngritur jo vetëm si operacion marketingu, por edhe si përgjegjësi sociale.

Historiku i bashkëpunimeve në Botë

Në vitin 2005, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich nënshkruan marrëveshje partneriteti me dy prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Gjermani, Signal Iduna dhe Allianz, të cilave iu dhanë të drejtat e emërtimit të stadiumeve të tyre për kompensime vjetore prej përkatësisht 5 dhe 6 milionë euro.

Në vitin 2009, Sparta Praga i dha të drejtat e emërtimit të stadiumit të vet kompanisë Assicurazioni Generali, pasi ato kishin qenë më parë në pronësi të grupit AXA që nga viti 2007.

Në vitin 2014, grupi francez Groupama bleu të drejtat e emërtimit të stadiumit të Ferencvárosi TC, skuadra më e titulluar e Hungarisë, duke e quajtur stadiumin Groupama Arena.

Grupi Allianz ka forcuar progresivisht praninë e tij në futbollin botëror duke hyrë në kapitalin e Bayern Munich në vitin 2014, me një pjesëmarrje prej 8.83% të blerë për 110 milionë euro, si dhe duke financuar ndërtimin e stadiumeve të rinj të Nice dhe Palmeiras, përkatësisht Allianz Riviera (2013) dhe Allianz Parque (2014).

Kompania gjermane Allianz është ndoshta shembulli më i njohur i lidhjes midis një grupi sigurimesh dhe futbollit europian.

Në Bundesliga, Allianz ka një partneritet afatgjatë me Bayern Munich, ku stadiumi zyrtar i klubit mban emrin Allianz Arena që nga hapja në vitin 2005.

Në Serinë “A” italiane, si fillim për periudhën 2017-2023, për 86 milionë euro, marrëveshje e rinovuar, Allianzi mori ekskluzivitetin e emërtimit të stadiumit të bardhezinjve torinezë.

Ky është një nga rastet më të njohura të sponsorizimit të një stadiumi nga një kompani sigurimesh në botën e sportit.

Në Ligue 1 në Francë, Allianz është gjithashtu sponsor i OGC Nice, ku luan në Allianz Riviera.

Në të tre rastet, kompania ka zgjedhur një model të dukshëm partneriteti përmes të drejtave të emrit të stadiumeve, një strategji që rrit ndjeshëm ekspozimin ndërkombëtar të markës.

Në Premier League, një nga partneritetet më të qëndrueshme dhe më të dukshme është ai midis AIA Group, një kompani sigurimesh me bazë në Azi, dhe klubit Tottenham Hotspur. AIA është sponsor kryesor në fanellën e ekipit që nga viti 2014, dhe kontrata është zgjatur disa herë, aktualisht e vlefshme deri në vitin 2027.

Një tjetër kompani e madhe sigurimesh që ka hyrë në mënyrë aktive në Premier League është AXA, me seli në Francë. Që nga viti 2019, AXA është partner zyrtar i Liverpool FC, fillimisht si sponsor i qendrës stërvitore të klubit, e cila tani quhet AXA Training Centre.

Në vitin 2020, marrëveshja u zgjerua dhe AXA u bë edhe sponsor zyrtar i fanellave stërvitore të skuadrës së parë.

Në Itali, në pjesën e prapme të fanellës së Milanit, ka gjetur hapësirë reklamimi gjiganti i sigurimeve në kontinent WEFOX, që prej shkurtit të vitit 2022.

Prania në rritje e kompanive të sigurimeve në futbollin europian është një sinjal i qartë se sektori po e sheh sportin si një kanal të vlefshëm për promovim, angazhim me publikun dhe përhapje të vlerave si përgjegjësia sociale dhe edukimi financiar. Nga të drejtat e emërtimit të stadiumeve, tek fanellat e klubeve dhe partneritetet me federata kombëtare, sigurimet po bëhen pjesë natyrale e peizazhit futbollistik në Europë. Në këtë mes, lidhja mes sigurisë financiare dhe pasionit për sportin krijon një bashkëjetesë që përfiton si konsumatori ashtu edhe industria.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat