9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKukësi dhe Dibra ruajnë traditën/ Gati 60% e pallateve në Shqipëri të...

Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën/ Gati 60% e pallateve në Shqipëri të përqëndruara në Tiranë dhe Vlorë

Në Shqipëri, urbanizimi ka qenë një proces dinamik në dekadat e fundit.

Nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 deri në ditët e sotme, ndërtimi i pallateve ka zënë një pjesë të rëndësishme në qytetet e mëdha, ndërsa në zonat rurale tradita e shtëpive private mbetet ende dominuese.

Të dhënat e Censit për vitin 2023 ofrojnë një panoramë për banesat e zakonshme sipas llojit të ndërtesës.

“Scan Intel” ka përpunuar shifrat për të kuptuar se në cilin qark ka më shumë shtëpi private, po më pak?

Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, vatra kryesore e shtëpive private

Kukësi dhe Dibra dallohen për dominimin e shtëpive private, me përkatësisht 68.3% dhe 70.9%. Këto qarqe, të vendosura në veri-lindje të Shqipërisë, përfaqësojnë ende një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me traditën.

Popullsia në këto zona ka ruajtur stilin tradicional të ndërtimit, ku familjet preferojnë të jetojnë në shtëpi private të mëdha, shpesh të rrethuara me tokë bujqësore.

Në të kundërt, qarqet me numrin më të ulët të shtëpive private janë Tirana me 27.76% dhe Vlora me 38.76%.

Tirana dhe Vlora, qendrat urbane me fokus në ndërtimin e pallateve

Në anën tjetër të spektrit, nuk është surprizë që Tirana kryeson listën për përqindjen më të lartë të pallateve të ndërtuara duke zënë kështu 57.5% të totalit të ndërtesave.

Investimet masive në infrastrukturë dhe emigrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt kryeqytetit janë faktorët kryesorë që nxisin këtë trend.

Edhe të dhënat e INSTAT, konfirmojnë se nisur edhe nga lejet e ndërtimit të lëshuara fluksi i ndërtimeve në kryeqytet ka qenë i lartë dhe pritet të rritet edhe më tej.

Pas Tiranës, Vlora zë vendin e dytë me 50% të banesave që janë pallate.

Më pas ndjek Durrësi, Gjirokastra dhe Lezha që zënë afërsisht 30% të ndërtimeve gjithsej secili qark respektivisht.

Nga 431,858 pallate të ndërtuara në Shqipëri gati 60% e tyre janë ankoruar në Tiranë dhe nē Vlorë.

Ku ka më pak pallate?

Pas analizës së të dhënave për qarqet me numrin më të ulët të pallateve, rezulton se Dibra dhe Kukësi kryesojnë sërish listën.

Më pas renditen Shkodra dhe Elbasani. Në këto qarqe pallatet zënë përkatësisht 24% dhe 26% të ndërtimeve gjithsej.

Ndërsa banesat në qarkun e Durrësit kanë një strukturë të ngjashme me Tiranën.

LEXO EDHE: Rritet sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë/ Sigurimet e duhura, për projekte të sigurta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat