5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Rrezikojnë shëndetin mendor të fëmijëve"/ Rama flet për mbyllje të 'Tik Tok'...

“Rrezikojnë shëndetin mendor të fëmijëve”/ Rama flet për mbyllje të ‘Tik Tok’ dhe ‘Snapchat’

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat, ka reaguar në lidhe me ngjarjen tragjike që ndodhin pasditen e së hënës ku 14-vjeçari M.C u vra në afërsi të shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatar i tij.

Sipas kryeministrit, përdorimi i rrjeteve sociale vë në rrezik shëndetin mendor të fëmijëve.

Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjecar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla.

Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord.

Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie on line të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë me prindërit”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat