15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e fortë në tregun e pensioneve vullnetare/ Preferohet më shumë nga...

Rritje e fortë në tregun e pensioneve vullnetare/ Preferohet më shumë nga femrat. Ja shifrat

Gjithnjë e më shumë njerëz po u drejtohen pensioneve vullnetare për të siguruar të ardhura shtesë pas shkëputjes së marrëdhënieve të punës, ndërkohë që rritje përgjatë gjithë vitit kanë shënuar edhe shumat e parave që ata investojnë për këtë qëllim.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se, të dhënat për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2021 tregon një total asetesh neto prej 4,2 miliardë lekësh (afërisht 35.25 milionë euro).

Sipas të dhënave, asetet e këtij tregu kanë shënuar një rritje prej 681.56 milionë lekë (18.92%) krahasuar me 31.12.2020.

Lexo edhe: Raporti i AMF/ Lider me 44% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

Ndërkohë duket se janë femrat ato që i drejtohen më shumë këtij lloj investimi.
AMF raporton se në fund të shtatorit rezulton se anëtarësia e këtij tregu përbëhet nga 16,992 femra dhe 15,940 meshkuj.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat