14.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina e policisë përplaset me një mjet tjetër, dy të plagosur në...

Makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, dy të plagosur në Bulqizë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një qytetar dhe një efektiv policie.

‘News 24’ raporton se të plagosur kanë mbetur polici Selami Lusha dhe një tjetër qytetar Zenel Murra.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe: INSTAT/ Janar-Tetor, 165 viktima nga aksidentet rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat