Nafta ka rënë pranë nivelit më të ulët në 6 Javë në sesionin e së Enjtes, ndërkohë që Kina deklaroi se do të nxjerr në treg rezervat, pas një raporti të Reuters se Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë konsumatorëve të mëdhenj të naftës që të konsiderojnë nxjerrjen e koordinuar të rezervave, për të zbutur çmimet.
Përpjekja e administratës në SHBA, duke i bërë thirrje Kinës që t’i bashkohet veprimeve të koordinuara për të parën herë, vjen ndërkohë që presionet inflacioniste, pjesërisht nga rritja e çmimeve të energjisë, po shkaktojnë kritika në rang politik.
Nafta Brent ra me 0.5% në 79.87 dollarë për fuçi, pasi ra në 79.6 më herët gjatë tregtisë, që është niveli më i ulët që prej 7 tetorit.
Nafta Bruto amerikane ra me 0.9% në 77.66 dollarë për fuçi, pasi ra në 77.4 më herët gjatë tregtisë, gjithashtu niveli më i ulët që prej fillimit të Tetorit.
Çmimet shënuan nivelin më të lartë në 7 vite në Tetor, ndërkohë që tregu u përqëndrua tek rimëkëmbja e fortë e kërkesës, që erdhi prej heqjes së masave të karantinës, ndërkohë që nga ana e ofertës rritja ka qenë e ngadaltë, kryesisht e koordinuar nga OPEC dhe vendet aleate.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate kanë koordinuar edhe më parë nxjerrjen në treg të rezervave strategjike të naftës, si në vitin 2011, gjatë një lufte në anëtarin e OPEC, Libinë.