1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë zjarret masive në jug/ Mos bëni kompromis me pronën tuaj. Sigurohuni!

Vijojnë zjarret masive në jug/ Mos bëni kompromis me pronën tuaj. Sigurohuni!

Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në jug të Shqipërisë.

Sipas Top-Channel, avionët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën mëngjesin e sotëm.

Mediat greke i japin një vend të madh në portalet e tyre zjarrit të madh që ka shpërthyer në zonën e Dropullit që vijon të djegë sipas tyre në mënyrë të pakontrolluar zonat pyjore dhe kërcënon edhe zonat e banuara.

Prej disa ditësh Bashkia e Dropullit dhe Finiqit po përballet me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.

SIGURIMI NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË

Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin apo shtëpinë tuaj, do të ishte e papërgjegjshme të mohoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri.

Qofshin edhe zjarre natyrore, është e domosdoshme të kemi Policën e Sigurimit nga Zjarri për të zbutur pasojat e rënda që mund të ketë në pronat tona (banesë, biznes apo automjet) një forcë kaq shkatërrimtare.

ÇFARË PËRFSHIN

Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme

Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme

Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin

Shpenzimet e pastrimit

DËMET E MBULUARA

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasuritë tuaja, të cilat i keni ndërtuar me shumë mund.

Blijeni Sigurimin e Pronës online KËTU

Ose merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat