14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA e dini se Sigurimi i Korporatave është një nga historitë më...

A e dini se Sigurimi i Korporatave është një nga historitë më të mëdha të suksesit të ”UNIQA Insurance Group”?

Nga Wolfgang Kindl – *anëtar i bordit drejtues dhe kreu i Customer & Markets International në “UNIQA”

“Askush nuk do ta kishte imagjinuar kur e nisëm për herë të parë në vitin 2011, si një startup të vogël, me një prime që arrinin në 100 milionë Euro. Ndërsa në vitin 2023, volumi i primeve u rrit në mbi 1 miliard euro!

Ne jemi gati të hedhim hapin tjetër për të rritur edhe më tej biznesin dhe për t’u bërë siguruesi numër 1 i korporatave në tregjet tona në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Me strategjinë tonë të re “B2B”, ne po kalojmë nga të qënurit një partner sigurimi në ofrimin e shërbimeve 360 gradë për klientët tanë.

Në vitin 2024, ne do të vazhdojmë të fokusohemi në diversifikimin e portofolit tonë, duke eksploruar mundësi të reja dhe duke ofruar shërbime të personalizuara.

Ne shohim një potencial të madh rritjeje, veçanërisht në rajonin e EQL dhe jemi të vendosur të mbetemi pionier në treg.

Klientët tanë ndërkombëtarë do të përfitojnë nga ekspertiza jonë

Pra, tejkalimi i arritjes së primeve prej 1 miliard Eurosh nuk është vetëm një numër. Është një testament i besimit që klientët tanë na kanë dhënë. Është dëshmi se ne kemi ekipin dhe mentalitetin e duhur.

Transformimi ynë nuk përfundon kurrë dhe ne jemi të etur për të qenë për klientët tanë të korporatave partnerët e tyre të besuar për dekadën e ardhshme dhe në vazhdim”. 

 

“UNIQA Insurance Group”, e themeluar në vitin e largët 1811, është një nga grupet kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.

Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat