11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat e sapotarguara “reklamohen” si makina të reja/ Shkaktare të mbi 70%...

Makinat e sapotarguara “reklamohen” si makina të reja/ Shkaktare të mbi 70% të aksidenteve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një raportim të sajin, për nëntë muajt e parë të këtij viti njofton regjistrimin e 52,357 automjeteve.

E vërteta është se makina të reja të targuara në Republikën e Shqipërisë janë vetëm 2500 deri në 2700 të tilla në vit. Pjesa tjetër janë makina të përdorura që shiten në vendin tonë.

Dhe janë pikërisht këto automjeteve që, sipas statistikave të Fondit të Kompensimit, shkaktojnë deri në 70% të aksidenteve me pasojë vdekjen apo me pasojë dëme të rënda shëndetësore.

AKSIDENTET PËR 9-MUJORIN E 2021

INSTAT raportoi se në 9-mujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1391 persona nga 1164 persona në 9-mujorin e vitit 2020. Aksidente te ndodhura dhe raportuara janë mbi 15 000 në të gjithë teritorin.

Sipas INSTAT, meshkujt përbëjnë 76 % të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.

Por ajo që duhet theksuar është se, 70 % e aksidenteve kanë ndodhur nga mjetet me mbi 10 vjet përdorim. Arsyet nuk është nevoja ti trajtojmë pasi dihet që një automjet i vjetër ka shanse më të mëdha për tu përfshirë në një aksident sesa një automjet i ri dhe brenda garancisë.

 SHKAQET E AKSIDENTEVE NË SHQIPËRI

Dy vjet më parë, CEO I SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, në një artikull rëndiste shkaqet kryesore pse në vendin tonë vijon të ketë një numër të lartë aksidentesh rrugore, rreth 3000 çdo vit.

Sipas Ponarit, fenomeni është kompleks por “i shërueshëm” nëse ndërhyhet aty ku ka me të vërtetë nevojë.

Disa nga shkaqet kryesore:

  1. Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit. Situata në rrugë është e gjithanshme por reflekset dhe komandimi i saj nuk mund të merren me një patentë të blerë apo me një makinë të vjetër që ka bërë mijëra kilometra dhe që nuk lejohet të qarkullojë në Europë, për shkak të mbikalimit të limit të lejuar të kilometrave të përshkruar dhe parametrat që mbart.
  2. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara?Por themelore betet infrastruktura rrugore  ecila tashme eshte bere stresante dhe e pa perballueshme koridorete e veriut nisur nga Tirana jne ne gjendje  te pa mundur per tee cur.
  3. Mjetet janë të tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë? Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja. Nuk duhet të harrojmë që makinat që vijnë në Shqipëri kanë bërë deri 400-500 mijë kilometra në rrugët me kripën e dimrit të Europës, tejet të amortizuara dhe tejet të kripëzuara.

Përse vallë është kjo mbështetje ndërkohë që në fakt duhet të ishte krejt e kundërta: bli  një makinë të re për kokën tënde, për jetën e një qytetari shqiptar. Le të gjejmë mënyrat e duhura për të patur mundësi të gjithë të kenë një makinë të re, pasi veç të tjerave bëhet fjalë për jetë. Statistikat tregojnë se as 1% e makinave të reja nuk janë përfshirë në aksidente me humbje jete në Shqipëri, apo të kenë qenë shkaktarë të aksidentit.

  1. Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve. Le të paguajnë të gjithë shoferët 10 Euro në vit dhe këto para të shkojnë për rojet e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre duke garantuar me përgjegjësi ruajtjen e pajisjeve rrugore dhe sinjalistikës. Sinjalistika duhe të vendoset vetëm për të dalë e për hyrë në autostradë dhe jo kudo ku ka secili shtëpinë apo stanin e tij. Me një fond prej 4 milion euro një taskë-force e përgjegjshme mund të mbrojë rrugët nga bandat e çfarëdolloji.
  2. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50 përqind të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdoruesë nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.
  3. Përdorimi multi-funksional i rrugëve automobilistike duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta dhe njerëz pa kriter, ka krijuar anomali në rrugët e Shqipërisë. Shpesh flitet që shoferët shqiptarë nuk respektojnë vizat e bardha dhe kjo është e vërtetë, pasi përveç se ato zbehen shpejt, fakti tjetër është që edhe vetë qytetarët nuk i zbatojnë rregullat e kalimit në vijat e bardha.
  4. Sistemi rrugor tek ne është një sistem që nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Statistikat tregojnë për shumë raste të humbjes së jetës si pasojë e këtyre rënieve në Shqipëri.
  1. Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.
  2. Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë ka shkaktuar plot aksidente. Kjo ndodh pasi nuk ka asnjë penalizim për asnjë drejtues mjeti dhe akoma tregtohen goma të përdorura në Shqipëri. Por pse lejohet kjo, kush janë arsyet? Për sistemin e transportit publik ekziston një kontroll i rreptë i cili garanton lëvizjen e qytetarëve. Atëherë pse të stimulohen vjetërsirat në rrugë?

Natyrisht që shtimi i automjeteve e vështirëson kontrollin e tyre  nga policia, por të mos harrojmë se kemi mesatarisht 1 makinë për dy familje kurse në botë mund të jenë 1 makinë për familje ose 2 makina për një familje dhe popullsitë atje arrijnë në dhjetëra miliona banorë për çdo qytet. Në Stamboll jetojnë 18 milionë banorë, në Londër po ashtu, në Romë jetojnë 5 milionë njerëz, në Athinë gjithashtu 5 milionë, kurse në Shkup popullsia është sa tek ne, por kanë më shumë makina se ne, atëherë si i kontrollojnë?

Duhet një thirrje kombëtare dhe një zgjidhje emergjente për ndërtimin e autostradave .  Krijimi i fondeve me destinacion ndërtimin e akseve kryesore rrugore do ishte zgjidhja duke u bere aksioner çdo qytetar që dëshiron të investojë në një segmente të caktuar.

DËMET E PAGUARA NGA KOMPANITË E SIGURIMEVE

Sipas raportit më të fundit nga AMF, tregu shqiptar i sigurimeve mbetet kryesisht i varur nga produktet që në mënyrë direkte apo indirekte janë të detyrueshme, kryesisht në segmentin e sigurimeve motorike.

Për 9-mujorin, e këtij viti primet në klasat e sigurimeve të detyrueshme motorike u rritën me 13.8% krahasuar me një vit më parë.  Ritme të larta të rritjes po shfaq edhe sigurimi KASKO i automjeteve, me 27.25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket kompanive të sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton ajo që ka numrin më të lartë të primeve të shkruara por edhe dëmet e paguara.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ze 21.54% të totalit të tregut duke u renditur e para, ndërsa po të njëjtin vend mban edhe sa i përket dëmeve të paguara.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ze 27.93% të tregut sa i përket dëmeve të paguara te qytetarët ose e përkthyer në shifra rreth 700 milionë Lekë të rinj.

PËRSE DUHET TË SIGUROHEMI?

Aksidentet ndodhin! Ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse ndërmarrim masat e domosdoshëm për parandalimin e tyre, shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke cënuar seriozisht financat e çdo qytetari.

Mbulimi i përgjegjësisë tuaj në rast aksidenti ndaj palëve të treta ju garanton mbrojtjen fianciare që përndryshe do të duhet ta paguani nga xhepi juaj.

Siguracioni ju mbron duke ju ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material, pasuror, shëndetësor nga dëmtimet trupore apo përkeqësimin e shëndetit apo edhe në rast humbje jete në varësi të sigurimit që ju do keni zgjidhur në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja specifike.

Mos prit, Merr masat! Siguro veten dhe të tjerët. Koha është tani!

Dhe ju e dini se ku duhet të drejtoheni: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA!

Merrni një ofertë tani:

https://sigal.com.al/merr-cmim

[email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

Lexo edheQershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat