Një valë e re e përhapjes së koronavirusit duket se ka përfshirë shumë vende në mbarë botën, pasi rastet globale kanë kaluar 250 milionë. Më alarmante situata është në rajonet qendrore dhe lindore të kontinentit evropian, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Infeksionet janë ende në rritje në 55 nga 240 vende , ku Rusia, Ukraina dhe Greqia po regjistrojnë rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Më shumë se gjysma e të gjitha infeksioneve të reja të raportuara në mbarë botën janë nga vendet evropiane.
Rritja e rasteve në Evropën Lindore i atribuohet kryesisht normave tepër të ulëta të vaksinimit në rajon. Të larta shifrat janë edhe në Gjermani, ku autoritetet e quajnë pandemi të të pavaksinuarve. Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, ky shtet ka kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për çdo punonjës.
Ekspertët janë optimistë se shumë vende të botës kanë lënë pas më të keqen kjo falë vaksinave dhe imunitetit natyral, megjithëse ata paralajmërojnë se moti i ftohtë dhe festat e fundvitit mund të rrisin sërish rastet.
Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?