-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"myUNIQA"/ Çfarë më mbulon policia ime e sigurimit? Tashmë zgjidhjen e jep...

“myUNIQA”/ Çfarë më mbulon policia ime e sigurimit? Tashmë zgjidhjen e jep Inteligjenca Artificiale

“UNIQA Insurance Group”, një ndër kompanitë lider të sigurimeve në Europë, di të ecë paralelisht me zhvillimet teknologjike.

Kompania, me seli në Vjenë dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, i mundëson klientëve të saj mundësinë që përmes Inteligjencës Artificiale ta kenë më të lehtë dhe më të kuptueshme se cilat dëme mbulohen nga policat e sigurimit dhe cilat jo.

Është veçanërisht e rëndësishme që klientët tanë të dinë se cilat dëme mbulohen nga sigurimi i tyre dhe cilat jo. Megjithatë, dokumentet komplekse të kontratës shpesh pengojnë kuptueshmërinë nga ana e klientëve. Zgjidhja? myUNIQA tani ofron përgjigjet për çdo pyetje me mbështetjen e inteligjencës artificiale”, shkruan “UNIQA” në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Pyetjet më të shpeshta, të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale, ofrojnë përgjigje të përshtatura për pyetjet e produktit bazuar në përbërjen individuale të kontratës së klientëve.

Me pilotin e “IA”, “UNIQA” ka krijuar krijuar një zgjidhje që do të kishte qenë e vështirë për t’u zbatuar pa përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Grupi “UNIQA” është një prej kompanive kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).

Më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë të shitjeve u shërbejnë më shumë se 17 milionë klientëve në 17 vende.

“UNIQA” është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri me një pjesë tregu prej rreth 21%.

Në rajonin e ë EQL-së, “UNIQA” është e pranishme në 14 tregje: Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Prej vitit 2007, “UNIQA” është pjesë e tregjeve të sigurimeve edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”.

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat