Pilula e parë e krijuar për të tratuar pacientët simptomatikë me Covid është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.
Tableta – molnupiravir do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve vulnerabël të diagnostikuar së fundmi me këtë sëmundje.
Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen.
Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe imunosupresionuarit.
Në një deklaratë për mediat sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe se kjo dit është historike për Britaninë e Madhe pasi është vendi i parë në botë që miraton një aniviral që mund të merret në shtëpi për Covid-in.
Molnupiravir, i zhvilluar nga kompania amerikane e barnave Merck (e njohur si MSD në MB) dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral i dedikuar për Covid.
Pilula synon një enzimë që virusi përdor për të bërë kopje të vetvetes, duke futur gabime në kodin e tij gjenetik. Kjo duhet të parandalojë shumëfishimin e tij, në mënyrë që të mbajë nivelet e virusit të ulëta në trup dhe të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes.