14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIlaçi që lufton Covid-19 në shtëpi miratohet në Mbretërinë e Bashkuar, zvogëlon...

Ilaçi që lufton Covid-19 në shtëpi miratohet në Mbretërinë e Bashkuar, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital

Pilula e parë e krijuar për të tratuar pacientët simptomatikë me Covid është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.

Tableta – molnupiravir do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve vulnerabël të diagnostikuar së fundmi me këtë sëmundje.

Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe imunosupresionuarit.

Në një deklaratë për mediat sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe se kjo dit është historike për Britaninë e Madhe pasi është vendi i parë në botë që miraton një aniviral që mund të merret në shtëpi për Covid-in.

Molnupiravir, i zhvilluar nga kompania amerikane e barnave Merck (e njohur si MSD në MB) dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral i dedikuar për Covid.

Pilula synon një enzimë që virusi përdor për të bërë kopje të vetvetes, duke futur gabime në kodin e tij gjenetik. Kjo duhet të parandalojë shumëfishimin e tij, në mënyrë që të mbajë nivelet e virusit të ulëta në trup dhe të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat