Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e vendos vendin tonë në krye të listës së 47 shteteve për muajin që lamë pas, me një rritje prej 233%, krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ky fluks i lartë vizitorësh nga ajri në Shqipëri ka lënë pas vendet më me traditë në fushën e turizmit, si Spanjën, Italinë apo Greqinë.
Ndërkohë sipas statistikave të INSTAT numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në tremujorin e parë të vitit 2024 është 1.9 milionë nga 1.2 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar vjet në po të njëjtin hark kohor, një rritje kjo me gati 64%.
Sakaq, nga Janari deri në Mars në vendin tonë hynë mbi 1.5 milion të huaj, 43% më shumë sesa vjet.
Krahas vendeve të rajonit që janë grupi më i madh i të huajve të ardhur në Shqipëri, nga vendet e Europës, italianët mbajnë vendin e parë për numrin të lartë të turistë nga Janari në Mars.
Vendin e dytë e mbajnë të huajt nga Anglia, pasuar nga Turqia dhe Gjermania.