11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet34 viktima gjatë 3-mujorit të parë/ Vdekshmëria nga aksidentet, për çdo 100...

34 viktima gjatë 3-mujorit të parë/ Vdekshmëria nga aksidentet, për çdo 100 ngjarje humbën jetën 9 persona

Në çdo 100 aksidente humbën jetën 9 persona.

Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi aksidentet tregojnë se pavarësisht se në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur315 aksidente ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre ishte 263 me një raport prej 17.5 vdekje për çdo 100 aksidentet.

Gjatë muajit mars, 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa janë plagosur 132 të tjerë.

Sa i përket 3-mujorit të parë të vitit, numri i viktimave është 34 ndërsa i të plagosurve 491.

“Gjatë tremujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore”, raporton INSTAT.

Po kështu të dhënat vijojnë të konfirmojmë se aksidentet rrugore, në 87,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 31,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Enjte dhe të Shtunë me 18,7%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Hënë dhe të Mërkurë me 7,5 %. Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00 dhe 19:00-24:00 duke zënë 23,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, vlerëson INSTAT.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat