15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetarët zgjedhin të sigurojnë jetën, aksidentet dhe shëndetin

Qytetarët zgjedhin të sigurojnë jetën, aksidentet dhe shëndetin

Sigurimi vullnetar shihet si zgjedhja e duhur për personat që për shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm dhe për ata që përveç përfitimeve nga sigurimi i detyrueshëm, kërkojnë të rrisin të ardhurat e tyre nëpërmjet atij vullnetar.

Megjithatë, pavarësisht kësaj duket se nuk është i lartë numri i shqiptarëve që preferojnë sigurimin vullnetar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 2,2 milionë lekë në tremujorin e parë të vitit 2024, 7.66% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Ndërkohë janë rritur me 12.28% primet e sigurimit vullnetar të jetës duke arritur në vlerën 467 milionë lekë, ndërsa ato të jo-jetës janë ulur me 11.9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Sa i takon të ardhurave nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, është shënuar një rritje prej 15.76% gjatë muajit janar-mars 2024, duke arritur në vlerën 385 milionë lekë.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat në tre muajt e parë të këtij viti siguruan mbi 900 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.18%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.33% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, në periudhën janar-mars 2024, vihet re një ulje prej 26.95% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat