0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura mbi mesataren mujore/ Si parashikohet moti për këtë javë

Temperatura mbi mesataren mujore/ Si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që sapo nisëm Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell.

Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite.

Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta.

Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 gradë celcius më shumë (duke marrë parasysh vlerat 29-30 gradë celcius).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat